Sallagrazhda, fshati i cili për 15 ditë regjistroi më së shumti raste pozitive me COVID-19
Nga dita në ditë numri i të infektuarve me COVID-19 ka pësuar ndryshime, ku fatmirësisht gjatë 15 ditëve të fundit ky numër në Komunën e Suharekës ka rënë dukshëm, duke krahasuar me ditët e para të muajit prill të këtij viti. Një gjë e tillë po bëhet e ditur nga raportimet ditore të Institutit Kombëtar […]
Nga dita në ditë numri i të infektuarve me COVID-19 ka pësuar ndryshime, ku fatmirësisht gjatë 15 ditëve të fundit ky numër në Komunën e Suharekës ka rënë dukshëm, duke krahasuar me ditët e para të muajit prill të këtij viti.
Një gjë e tillë po bëhet e ditur nga raportimet ditore të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë ku çdo ditë raportohet për qindra të infektuar e dhjetra viktima.
Për dallim nga pjesa e parë e muajit prill ku për 15 ditë u regjistruan 93 raste pozitive me COVID-19, gjatë 15 ditëve të fundit në Komunën e Suharekës është regjistruar numër më i vogël, gjithsejt 50 raste.
Ndër tjerash, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë bënë të ditur edhe vendbanimet e të infektuarve me këtë virus, ku përfshihen edhe ato të Komunës së Suharekës.
Në cilin vendbanim të Komunës së Suharekës u konfirmuan më së shumti raste pozitive me COVID-19?
Sipas asaj që ka publikuar IKSHPK-ja, rezulton se gjatë 15 ditëve të para të muajit prill, në qytetin e Suharekës janë identifikuar 7 të infektuar me COVID-19, ku menjëher pas qytetit, me 5 raste pozitive renditet fshati Sallagrazhdë.
Pas këtij fshati me nga 4 raste renditet fshati Vraniq dhe ai Nishor, ndërsa, me nga 3 raste fshati Mushtisht, Dubravë dhe Sopijë.
Në tabelën e mëposhtme e gjeni numrin dhe vendbanimin e të infektuarve me COVID-19 në Komunën e Suharekës.
Vendbanimet | Nr i rasteve pozitive |
Suharekë | 7 |
Sallagrazhdë | 5 |
Vraniq | 4 |
Nishor | 4 |
Mushtisht | 3 |
Dubravë | 3 |
Sopijë | 3 |
Duhël | 2 |
Dobërdelan | 2 |
Greikoc | 2 |
Savrovë | 2 |
Studençan | 2 |
Bllacë | 2 |
Budakovë | 2 |
Maqitevë | 1 |
Nëpërbisht | 1 |
Semetisht | 1 |
Shirokë | 1 |
Sllapuzhan | 1 |
Gelancë | 1 |
Bukosh | 1 |
TOTAL | 50 |