Rritet numri i pensionistëve në Suharekë që marrin pension bazik të moshës

25.05.2023

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon Statistikat e Mirëqenies Sociale për muajin prill 2023. Ky publikim ndër tjerash ofron të dhëna për numrin e përfituesve nga skema e pensioneve bazë të moshës. Çfarë është pensioni bazik i moshës? Pensioni bazik i moshës – pensioni minimal i rregullt mujor të paguar për të gjithë qytetarët […]

Rritet numri i pensionistëve në Suharekë që marrin pension bazik të moshës Foto: Ilustrim

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon Statistikat e Mirëqenies Sociale për muajin prill 2023.

Ky publikim ndër tjerash ofron të dhëna për numrin e përfituesve nga skema e pensioneve bazë të moshës.

Çfarë është pensioni bazik i moshës?

Pensioni bazik i moshës – pensioni minimal i rregullt mujor të paguar për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, që kanë mbushur moshën 65 vjeçare, pa marrë parasysh, a kanë qenë të punësuar apo jo dhe të cilët i plotësojnë kriteret e parapara me këtë ligj.

Pensioni bazik i moshës iu paguhet të gjithë personave që janë shtetas të përhershëm të Republikës së Kosovës, të cilët posedojnë dokumentet e identifikimit dhe të cilët kanë mbushur moshën 65 vjeçare.

Sipas të dhënave të ASK-së që ka siguruar SuharekaOnline bëhet e ditur se gjatë muajit prill të vitit 2023 në Komunën e Suharekës përfitues nga skema e pensioneve bazike kanë qenë 4.504 persona.

Muaji/VitiNr. i personave që kanë marr pension bazik të moshës (65)
Janar/20234.485
Shkurt/20234.493
Mars/ 20234.359
Prill/20234.504

A e dini çka është KODI 95?
Voto