Rritet numri i pensionistëve në Suharekë që marrin pension bazik të moshës
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon Statistikat e Mirëqenies Sociale për muajin maj 2023. Ky publikim ndër tjerash ofron të dhëna për numrin e përfituesve nga skema e pensioneve bazë të moshës. Çfarë është pensioni bazik i moshës? Pensioni bazik i moshës – pensioni minimal i rregullt mujor të paguar për të gjithë qytetarët […]
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon Statistikat e Mirëqenies Sociale për muajin maj 2023.
Ky publikim ndër tjerash ofron të dhëna për numrin e përfituesve nga skema e pensioneve bazë të moshës.
Çfarë është pensioni bazik i moshës?
Pensioni bazik i moshës – pensioni minimal i rregullt mujor të paguar për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, që kanë mbushur moshën 65 vjeçare, pa marrë parasysh, a kanë qenë të punësuar apo jo dhe të cilët i plotësojnë kriteret e parapara me këtë ligj.
Pensioni bazik i moshës iu paguhet të gjithë personave që janë shtetas të përhershëm të Republikës së Kosovës, të cilët posedojnë dokumentet e identifikimit dhe të cilët kanë mbushur moshën 65 vjeçare.
Numri i përfituesve nga skema e pensioneve bazike të moshës ishte 145.140, ku krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak që ishte 149.794 përfitues, vërehet një rënie prej 4.654 apo shprehur në përqindje 3,1%.
Bazuar në të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës figuron se në Komunën e Suharekës në muajin maj të këtij viti janë regjistruar gjithsej 4.583 persona të cilët marrin pensione bazike të moshës.
Muaji/Viti | Nr. i personave që kanë marr pension bazik të moshës (65) |
Janar/2023 | 4.485 |
Shkurt/2023 | 4.493 |
Mars/ 2023 | 4.359 |
Prill/2023 | 4.504 |
Maj/2023 | 4.583 |