Rritet numri i pensionistëve kontribut-dhënës në Suharekë
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon Statistikat e Mirëqenies Sociale për muajin dhjetor 2022. Ky publikim ofron të dhëna për numrin e përfituesve të pensioneve kontributpaguese, raporton SuharekaOnline. Sipas të dhënave të ASK-së bëhet e ditur se nga skema e pensioneve kontributpaguese të moshës janë 48 428 përfitues. Ndërsa, nga po e njëjta skemë […]
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon Statistikat e Mirëqenies Sociale për muajin dhjetor 2022.
Ky publikim ofron të dhëna për numrin e përfituesve të pensioneve kontributpaguese, raporton SuharekaOnline.
Sipas të dhënave të ASK-së bëhet e ditur se nga skema e pensioneve kontributpaguese të moshës janë 48 428 përfitues.
Ndërsa, nga po e njëjta skemë sipas ASK-së figuron se në Komunën e Suharekës gjatë muajit dhjetor, 2022, janë regjistruar 1.264 përfitues.
Duke e krahasuar këtë numër me atë të muajve të kaluar të vitit paraprak, rezulton se numri i këtyre përfituesve nga skema e pensioneve kontributdhënëse në Komunën e Suharekës është rritur.
Muaji, viti | Nr. i përfituesve nga skema e pensioneve kontributdhënëse |
Janar, 2022 | 1.253 |
Shkurt, 2022 | 1.254 |
Mars, 2022 | 1.257 |
Prill, 2022 | 1.264 |
Maj, 2022 | 1.275 |
Qershor, 2022 | 1.281 |
Korrik, 2022 | 1.285 |
Gusht, 2022 | 1.189 |
Shtator, 2022 | 1.254 |
Tetor, 2022 | 1.248 |
Nëntor, 2022 | 1.244 |
Dhjetor, 2022 | 1.264 |
Pension kontribut pagues i moshës – është pensioni i rregullt mujor për qytetarët e punësuar në
Republikës e Kosovës, të cilët i kanë paguar kontributet, në ish-Fondin Pensional të Kosovës para datës
01.01.1999.
Shuma e pensionit kontribut pagues të moshës nga muaji janar 2016 ka pësuar ndryshime ku pensionet
paguhen sipas kategorizimeve në bazë të nivelit të shkollimit si në vijim :
Kategoria e parë-pensionist i pa arsimuar ose me arsim fillor – shuma e pensionit është 182 euro;
Kategoria e dytë – pensionist me arsim të mesëm- shuma e pensionit është 198 euro;
Kategoria e tretë –pensionist me arsim të lartë – shuma e pensionit është 214 euro;
Kategoria e katër –pensionist me arsim universitar- shuma e pensionit është 265 euro.