Reshjet e borës, Muharremaj: Shumica e rrugëve të komunës së Suharekës janë të kalueshme

11.01.2022

Sipas institucioneve të vendit, kompanitë e kontraktuara për mirëmbajtjen e rrugëve Për sa i përket gjendjes së rrugëve në Komunën e Suharekës, lidhur me këtë ka folur kryetari i kësaj komune, Bali Muharremaj. Kryetari Muharremaj ka thënê se shumica e rrugëve të komunës tonë janë të kalueshme. Ai theksoi se mund të jetë ndonjë pjesë […]

Reshjet e borës, Muharremaj: Shumica e rrugëve të komunës së Suharekës janë të kalueshme

Sipas institucioneve të vendit, kompanitë e kontraktuara për mirëmbajtjen e rrugëve

Për sa i përket gjendjes së rrugëve në Komunën e Suharekës, lidhur me këtë ka folur kryetari i kësaj komune, Bali Muharremaj.

Kryetari Muharremaj ka thënê se shumica e rrugëve të komunës tonë janë të kalueshme.

Ai theksoi se mund të jetë ndonjë pjesë e vogël e këtyre rrugëve e cila është e papastruar por qarkullimi i mjeteve transportuese mund të zhvillohet pa ndonjë vështirësi të theksuar.

“Është e vërtetë që përfshinë një territor mjaft të madh, është Javori, Luzhnica, e kemi Papazin, e kemi Maqitevën”, tha ai për KlanKosova.

LEXO EDHE:  Bali Muharremaj me mesazh prekës dhe falënderues për ushtarët dhe policët e Kosovës

“Sipas informacioneve që i mora në mëngjes edhe prej kompanisë që pastron rrugët edhe prej kompanisë që e ka bërë bartjen e nxënësve derisa vijnë autobusët mundet me qenë ndonjë pjesë e pakalueshmë, por shumica e rrugëve që lidhin fshatrat janë të kalueshme, domethënë pa i përfshirë rrugët e lagjeve sepse ne nuk mund të depërtojmë dhe banorët duhet të bëhen bashkë dhe të i pastrojnë sadopak”.

Etiketat