Qëndrim Elshani, Flamur Bytyçi dhe Enver Shabani tre kandidatët më të votuar nga diaspora

25.10.2021

Interesim më të madh për të votuar nga jashtë kanë pasur mërgimtarët që iu përkasin disa komunave më të vogla, derisa mërgata e qendrave të mëdha nuk kanë shprehur fort interesim për të votuar. Komuna e Suharekës renditet e para për nga numri i votuesve nga diaspora, me 1280 vota, ku prej tyre 1226 janë […]

Qëndrim Elshani, Flamur Bytyçi dhe Enver Shabani tre kandidatët më të votuar nga diaspora Foto: Ilustrim

Interesim më të madh për të votuar nga jashtë kanë pasur mërgimtarët që iu përkasin disa komunave më të vogla, derisa mërgata e qendrave të mëdha nuk kanë shprehur fort interesim për të votuar.

Komuna e Suharekës renditet e para për nga numri i votuesve nga diaspora, me 1280 vota, ku prej tyre 1226 janë pranuar si të vlefshme.

Nga votat e diasporës për kuvend komunal në Suharekë, më i votuari është Qëndrim Elshani i Lëvizjes Vetëvendosje me 90 vota, i pasur nga Flamur Bytyçi i LDK-së me 85 vota dhe Enver Shabani i AAK-së me 78 vota.

Gjatë ditës SuharekaOnline ka publikuar formularët e rezultateve të votave me postë të kandidatëve për asamble komunale në Suharekë