Qendra e Mjekësisë Familjare në fshatin Gjinoc hap dyert nesër
10.08.2025
QKMF Suharekë ka njoftuar se nesër, më 11 gusht 2025, në orën 10:00, në fshatin Gjinoc do të bëhet hapja zyrtare e Qendrës së Mjekësisë Familjare.
Foto: Ilustrim
Kjo qendër moderne është ndërtuar sipas standardeve evropiane dhe synon të ofrojë kushte më të mira pune për stafin shëndetësor, si dhe shërbime më cilësore për pacientët.
Organizatorët ftojnë të gjithë banorët e zonës që të marrin pjesë në ceremoninë e hapjes.