Prona e shkollës fillore “Besim Ndrecaj” në Maqitevë ende zyrtarisht njihet me emrin “Vlladimir I. Lenin”
Edhe pse në hyrje të objektit të shkollës në pllakatën e varur në mur gjendet emri i heroit kombëtar Besim Ndrecaj, shkolla fillore dhe e mesme e ulët në Maqitevë të Suharekës zyrtarisht ende njihet si pronë shoqërore me emrin “Vlladimir I. Lenin”. Pavarësisht që kjo shkollë dhe jo vetëm kjo në dokumentet dhe vulën […]
Edhe pse në hyrje të objektit të shkollës në pllakatën e varur në mur gjendet emri i heroit kombëtar Besim Ndrecaj, shkolla fillore dhe e mesme e ulët në Maqitevë të Suharekës zyrtarisht ende njihet si pronë shoqërore me emrin “Vlladimir I. Lenin”.
Pavarësisht që kjo shkollë dhe jo vetëm kjo në dokumentet dhe vulën zyrtare që përdor ka emrin Besim Ndrecaj, në dokumente zyrtare kadastrale të Suharekës prona figuron si pronë shoqërore shkolla fillore Vlladimir I. Lenini, shkruan SuharekaOnline.
Një dokument i publikuar nga Komuna e Suharekës, konkretisht nga drejtoria për Urbanizëm, Planifikim dhe Mjedis për kushte ndërtimore në Zonën Kadastrale në Mushtisht, parcela figuron si pronësi e Pronë Shoqërore Shkolla Fillore Vlladimir I. Lenin.
Ende nuk dihet se pse nuk janë përmirësuar emrat e këtyre pronave nga institucionet relevante, sidomos pas vitit 2000, ose nëse ka pengesa ligjore që këto prona shoqërore të emërohen me emra adekuat të kohës.