31-vjetori i rënies së dëshmorit Besim Ndrecaj, homazhe nesër në Suharekë
02.05.2026
Në shenjë nderimi për jetën dhe veprën heroike të dëshmorit Besim Ndrecaj, nesër do të shënohet 31-vjetori i rënies së tij.
Familja Ndrecaj ka njoftuar se homazhet do të mbahen në orën 10:00, te shtatorja e tij në qendër të Suharekës, ku pritet të marrin pjesë familjarë, miq dhe qytetarë.
“Kur qielli sërish të jetë ngrysur Atdheut të Besimit mbi Shqipni, zgjohet moti dhe kanga me një pushkë e shtatë trimni”, thuhet në përkujtimin kushtuar dëshmorit.
Familja fton të gjithë të marrin pjesë në këtë përvjetor, duke theksuar se prania e qytetarëve nderon sakrificën e tij për lirinë që gëzohet sot.
