Salih Zyba kujton Masakrën e Bukoshit dhe figurën e Besim Ndrecajt
03.05.2026
Me rastin e 27-vjetorit të Masakrës së Bukoshit, Salih Zyba ka përkujtuar me nderim dhe emocione të thella figurën e Heroit Besim Ndrecaj dhe sakrificën e dëshmorëve të kombit.
Përmes një postimi në Facebook, ai theksoi se kjo ngjarje mbetet një ndër plagët më të dhimbshme, por edhe një simbol krenarie për qëndresën dhe flijimin për liri.
Zyba u shpreh se përulja para sakrificës së bijve dhe bijave më të mirë është detyrim i përhershëm, duke kërkuar që kujtimi për ta të mbetet i gjallë brez pas brezi.
