Kërkohet ndihma e qytetarëve për kapjen e të dyshuarit nga Maqiteva e Suharekës

07.10.2025

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit të Narkotikëve – Njësia Rajonale në Prizren, ka publikuar një thirrje për ndihmë nga qytetarët në identifikimin dhe arrestimin e një personi të dyshuar për disa vepra penale që lidhen me narkotikë dhe armëmbajtje pa leje.

Personi i kërkuar është:

Fazli (Shaip) Nrecaj, i lindur më 08.04.1979, banues në fshatin Maqitev – Suharekë, me numër personal 1007968457, shtetas i Republikës së Kosovës.

Sipas njoftimit zyrtar, Nrecaj kërkohet për përfshirje në veprat penale:

  • Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit – neni 272 i Kodit Penal të Kosovës
  • Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e substancave psikotrope dhe analoge – neni 267 i KPK-së
  • Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve – neni 366 i KPK-së

Në kuadër të hetimeve të autorizuara nga Prokuroria Themelore në Prizren, dhe bazuar në nenin 76, paragrafi 2 i Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës, është autorizuar publikimi i fotografisë së të dyshuarit në media televizive dhe rrjete sociale.

Policia e Kosovës u bën thirrje qytetarëve që nëse kanë ndonjë informacion që mund të ndihmojë në gjetjen apo arrestimin e Fazli Nrecajt, të kontaktojnë menjëherë:

  • Numri emergjent: 192
  • Rrjetet sociale të Policisë së Kosovës
  • Faqja zyrtare në Facebook e Policisë
  • Ose të paraqiten në cilin do stacion policor në Kosovë

Çdo informacion mbetet i konfidencial dhe trajtohet me kujdesin maksimal, thuhet në fund të njoftimit nga Policia e Kosovës.