Policia e Suharekës gjatë 2020’s ka mbledhur mbi 200 mijë euro nga dënimet në trafik

Policia e Suharekës gjatë 2020’s ka mbledhur mbi 200 mijë euro nga dënimet në trafik

Pavarësisht situatës me pandeminë COVID-19, ashtu si në vitet e kaluara edhe gjatë 2020’s, Policia e Kosovës në Suharekë ka shqiptuar dënime për të gjithë pjesëmarrësit në trafik të cilët nuk kanë i respektuar rregullat në komunikacion.

Komandanti i Policisë në Suharekë, kapiteni Afrim Sylaj në një prononcim për SuharekaOnline duke folur për sigurinë në trafik për vitin që lam pas, ka bërë të ditur se gjatë vitit 2020 në Komunën e Suharekës kanë ndodhur 318 aksidente trafiku, prej të cilave 143 kanë përfunduar me persona të lënduar e të cilat konsiderohen lëndime të lehta trupore, ndërsa 175 aksidente të tjera kanë përfunduar me dëme materiale.

Poashtu, në vitin paraprakë Policia e Suharekës ka zhvilluar aktivitete në mënyrë që të parandalohen aksidentet e mundshme në trafik si pasojë e mosrespektimit të rregullave.

Sylaj ka treguar se Policia e Suharekës në vitin paraprak ka shqiptuar 8,636 tiketa trafiku për të gjithë ata që nuk i kanë respektuar rregullat e komunikacionit.

Ndërsa, në raportin fiskal të cilin e ka siguruar SuharekaOnline, ku paraqiten të hyrat vetanake sipas njesiteve buxhetore të realizuara gjatë një viti, figuron se gjatë 2020’s, Policia e Kosovës në Suharekë nga dënimet në trafik ka mbledhur plotë 202.960.50 euro, vlerë kjo më e madhe se ajo e vitit 2019, e cila ka qenë 191.449.00 euro.

Mirëpo, pavarësisht rritjes së kësaj vlere, të hyrat vetanake në Komunën e Suharekës për vitin 2020 të cilat janë në vlerë prej 1,726,537.78 euro kanë pësuar rënie, duke i krahasuar me ato të vitit 2019 të cilat kishin arritur shumën prej 1,980,556.86 euro.

RAPORTO