Ankesa në OSHP, pezullohet tenderi për shtegun e ecjes dhe 10 parqet në fshatrat e Suharekës
Në qershor të këtij viti Komuna e Suharekës kishte filluar procedurat tenderuese për ndërtimin e shtegut të ecjes dhe 10 parqeve në fshatrat e Komunës së Suharekës. Në një prononcim për SuharekaOnline në qershor të këtij viti kryetari Muharremaj, kishte dhënë detaje për shtegun i cili pritet që të ndërtohet së shpejti. Sipas kryetarit shtegu […]
Në qershor të këtij viti Komuna e Suharekës kishte filluar procedurat tenderuese për ndërtimin e shtegut të ecjes dhe 10 parqeve në fshatrat e Komunës së Suharekës.
Në një prononcim për SuharekaOnline në qershor të këtij viti kryetari Muharremaj, kishte dhënë detaje për shtegun i cili pritet që të ndërtohet së shpejti.
Sipas kryetarit shtegu do të filloj te vendi i quajtur “Hisari” apo “Dërven” dhe do të vazhdojë mbi lagjën e Bajraktarëve pjesa nën Zonën Industriale.
Gjithashtu në kuadër të tenderit parashihet që të ndërtohen edhe 10 parqe të reja në fshatrat e Suharekës, për të cilat Muharremaj ka përmendur vetëm disa prej tyre si: Semetisht, Sllapuzhan, Duhël, Kosterc, Vraniq, Sopijë etj.
Por paraprakisht duhet gjetur pronat komunale për të vendosur për ndërtimin e këtyre parqeve kishte thënë Muharremaj.
Në tenderin e hapur kishin konkuruar 10 kompani edhe nga autoriteti kontraktues me tenderin në vlerë prej 234,324.10 € ishte shpërblyer Visar Kuqi B.I që ishte operatori i tretë më i lirë, shkruan SuharekaOnline.
Me këtë vlerësim siç duket nuk janë pajtuar dy grupe të operatorëve ekonomik, TRIANGLE SH.P.K. & Globi – M.I., EURO-GROUP SH.P.K. dhe Vehbi Mamaj B.I. të cilët kanë kërkuar rivlerësim, mirëpo Komuna e Suharekës kishte refuzuar kërkesën e tyre për rishqyrtim.
Por me ankesën e operatorëve ekonomik TRIANGLE SH.P.K. & Globi – M.I. të aprovuar nga OSHP, sot më 25 gusht Zyra e Prokurimit në Komunën e Suharekës ka vendosur që të pezullojë aktivitetin tenderues.
Sipas dosjës së tenderit, parqet gjithashtu do të kenë ndriçim dhe këndin e lojërave për fëmijë. E tërë kjo parashihet të ketë vlerën investive jo më shumë se 274,174.10 € dhe është projekt me bashkfinancim.