“Jo zonë industriale të tretë në Suharekë”, Ministria e Industrisë: Fokus te dy ekzistueset, ka qytete pa asnjë!

24.09.2025

Në kuadër të debateve televizive për zgjedhjet lokale në Komunën e Suharekës, një nga temat më të diskutuara ka qenë premtimi për hapjen e një zone të re industriale në fshatin Duhël dhe Greikoc.

“Jo zonë industriale të tretë në Suharekë”, Ministria e Industrisë: Fokus te dy ekzistueset, ka qytete pa asnjë! Foto: Ilustrim

Disa nga kandidatët kanë përfshirë këtë projekt në programet e tyre qeverisëse, duke e paraqitur si mundësi për zhvillimin ekonomik të komunës.

Portali SuharekaOnline ka dërguar pyetje zyrtare në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), në adresë të U.d. të Drejtorit të Përgjithshëm të KIESA-s, z. Zef Dedaj. Në përgjigjen e tij, Dedaj ka bërë të qartë se, ndonëse ligji nuk e ndalon në mënyrë eksplicite hapjen e një zone të re, vendimmarrja duhet të bëhet duke pasur parasysh logjikën e zhvillimit rajonal.

Sipas tij, derisa në Suharekë tashmë ekzistojnë dy zona ekonomike, nuk është e arsyeshme të hapet një e tretë, përderisa ka komuna të tjera pa asnjë zonë ekonomike dhe me industri të identifikuara që kanë potencial dhe interesim për zhvillim. Dedaj theksoi se një nga dy zonat ekzistuese në Suharekë është funksionale, kryesisht falë financimeve nga MINT/KIESA, ndërsa fokusi aktual është në përfundimin dhe funksionalizimin e plotë të infrastrukturës në këto zona.

Përfundimisht, KIESA ka bërë të ditur se çdo kërkesë për hapjen e një zone të re duhet t’i parashtrohet Agjencisë për Investime dhe Përkrahje të Ndërmarrjeve në Kosovë (AIPNK) për shqyrtim, dhe vetëm pas vlerësimit profesional i propozohet Ministrit për vendim. Kjo do të thotë se hapja e një zone të re në Duhel do të kërkojë jo vetëm vullnet politik, por edhe plotësim të kushteve ligjore dhe teknike, duke përfshirë edhe arsyetimin ekonomik dhe zhvillimor.

I vetmi kandidat që ka shprehur rezervë ndaj këtij premtimi ka qenë kandidati i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Prof. Hamdi Bytyçi. Në replikën e tij në debatin në RTK, Bytyçi theksoi se para se të flitet për zgjerime të reja, duhet të përfundohet infrastruktura e zonave ekzistuese. Ai përmendi se parku industrial në Shirokë ende përballet me mungesë të kanalizimit, rrjetit të ujësjellësit dhe ndriçimit publik funksional. Në anën tjetër, agrozona në Samadraxhë, sipas tij, nuk është e pajisur me infrastrukturën bazike të nevojshme për funksionim të plotë, çka e bën të pakuptimtë hapjen e një zone të re pa përfunduar ato ekzistuese.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More