Përfundon mbajtja e testit të maturës në Suharekë, Bajselmani: Çdo gjë ka shkuar sipas planifikimit

26.06.2021

Tashmë ka përfunduar Provimi i Maturës Shtetërore për maturantët e klasave të 12-ta. Provimi i Maturës Shtetërore ka përfunduar edhe në shkollat e Komunës së Suharekës. Ky provim në Suharekë u mbajt në 4 qendra të testimit. 164 nxënës ishin në Gjimnazin “Jeta e Re”, 151 në Shkollën Fillore “7 Marsi”, 200 nxënës në Shkollën […]

Përfundon mbajtja e testit të maturës në Suharekë, Bajselmani: Çdo gjë ka shkuar sipas planifikimit Foto: Ilustrim

Tashmë ka përfunduar Provimi i Maturës Shtetërore për maturantët e klasave të 12-ta.

Provimi i Maturës Shtetërore ka përfunduar edhe në shkollat e Komunës së Suharekës.

Ky provim në Suharekë u mbajt në 4 qendra të testimit.

164 nxënës ishin në Gjimnazin “Jeta e Re”, 151 në Shkollën Fillore “7 Marsi”, 200 nxënës në Shkollën e Mesme Teknike “Skënder Luarasi” si dhe 182 nxënës në Shkollën e Mesme Profesionale “Abdyl Ramaj”.

Ndërsa pas përfundimit të këtij testi, për SuharekaOnline ka folur drejtori i Drejtorisë së Arsimit në Komunën e Suharekës, Remzi Bajselmani.

Bajselmani ka theksuar se në përgjithësi mbarëvajtja është përcjell pa incidente dhe se çdo gjë ka shkuar sipas planifikimit.

“Ne kemi qenë në përcjellje të procesit, çdo gjë ka shkuar sipas planifikimit”, u shpreh drejtori i DKA-së në Suharekë, Remzi Bajselmani.

Poashtu ai theksoi se sipas asaj që kanë parë dhe janë informuar çdo gjë ka shkuar në rregull pa asnjë incident./SuharekaOnline/