Biblioteka “Hajdin Berisha” dhuron libra për nxënësit e Shkollës “Dëshmorët e Greikocit”
Sot, në ambientet e Bibliotekës “Hajdin Berisha” në Suharekë, u zhvillua një takim i frytshëm me Drejtorin e Shkollës Fillore “Dëshmorët e Greikocit”.
Qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi rreth mundësive të bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve dhe nismave që synojnë të nxisin dhe rrisin lexueshmërinë te nxënësit e shkollës.
Gjatë bisedës, u theksua rëndësia e librit dhe e kulturës së leximit si një nga shtyllat kryesore të zhvillimit arsimor dhe personal të të rinjve. Përfaqësuesit e bibliotekës dhe drejtori Beqiraj u pajtuan që përmes aktiviteteve të përbashkëta, nxënësit të kenë më shumë qasje në libra dhe mundësi për të zhvilluar dashurinë ndaj leximit.
Në shenjë bashkëpunimi dhe përkrahjeje për pasurimin e fondit të librave të shkollës, Biblioteka “Hajdin Berisha” dhuroi një pako me libra për nxënësit, duke shprehur gatishmërinë për të vazhduar me iniciativa të ngjashme në të ardhmen.
Ky takim shënon një hap të rëndësishëm drejt forcimit të lidhjeve midis institucioneve arsimore dhe kulturore në komunën e Suharekës, me synimin e përbashkët për të kultivuar dashurinë për librin dhe dijen tek brezat e rinj.