Biblioteka “Hajdin Berisha” viziton IAAP “Skënder Luarasi”- Suharekë, dhuron libra për nxënësit

07.11.2025

Në kuadër të aktiviteteve për nxitjen e leximit dhe përkrahjen e edukimit, Biblioteka “Hajdin Berisha” vizitoi Shkollën e Mesme Profesionale “Skënder Luarasi” në Suharekë.

Gjatë takimit me drejtorin e shkollës, Hamdi Bytyqi, përfaqësuesit e bibliotekës dorëzuan një pako me libra, me qëllim pasurimin e bibliotekës së shkollës dhe promovimin e kulturës së leximit tek të rinjtë.

Ky aktivitet është pjesë e iniciativave të vazhdueshme të bibliotekës për të inkurajuar dashurinë ndaj librit dhe zhvillimin e shprehjes letrare te gjeneratat e reja, duke i dhënë mundësi nxënësve të kenë qasje më të lehtë në literaturë dhe materiale edukative.

Drejtuesit e shkollës shprehën falënderimet e tyre për këtë kontribut, duke e konsideruar si një mbështetje të rëndësishme për arsimin dhe kulturën në komunitet.