Përfshihen nga zjarri shumë fusha në fshatin Mushtisht

16.07.2021

Ashtu si në vitet e kaluara siç duket edhe këtë vit zjarrfikësit e Suharekës do ta kenë sfidë përballjen me zjarret fushore dhe malore. Kjo për faktin se ka disa ditë që intervenimi i zjarrfikësve është i domosdoshëm për lokalizimin dhe shuarjen e zjarreve të shkaktuara nga persona të papërgjegjshëm. Edhe gjatë mbrëmjes së djeshme […]

Përfshihen nga zjarri shumë fusha në fshatin Mushtisht Foto: Ilustrim

Ashtu si në vitet e kaluara siç duket edhe këtë vit zjarrfikësit e Suharekës do ta kenë sfidë përballjen me zjarret fushore dhe malore.

Kjo për faktin se ka disa ditë që intervenimi i zjarrfikësve është i domosdoshëm për lokalizimin dhe shuarjen e zjarreve të shkaktuara nga persona të papërgjegjshëm.

Edhe gjatë mbrëmjes së djeshme zjarrfikësit e Suharekës u përballen me fikjen e zjarreve.

Gjatë mbrëmjes së djeshme në fshatin Mushtisht ishin përfshirë nga zjarri shumë fusha.

Nga ora 19:00 zjarrfikësit kanë qenë duke u përballur me shumë zjarre fushore në Mushtisht të Suharekës.