Performanca e komunave, Suhareka me 96.88% renditet e 9-ta për fushën e kulturës, rinisë dhe sportit

28.12.2022

Raporti i performancës komunale për vitin 2021 të cilin e ka siguruar SuharekaOnline prezanton rezultatet e punës së komunave në 19 fushave të kompetencave që janë nën përgjegjësi të tyre, përmes 104 treguesve nga 119 sa ka gjithsej Sistemi për Menaxhimin e Performancës Komunale. Nga këto 19 fusha të cilat prezentohen në këtë raport ku […]

Performanca e komunave, Suhareka me 96.88% renditet e 9-ta për fushën e kulturës, rinisë dhe sportit Foto: Ilustrim

Raporti i performancës komunale për vitin 2021 të cilin e ka siguruar SuharekaOnline prezanton rezultatet e punës së komunave në 19 fushave të kompetencave që janë nën përgjegjësi të tyre, përmes 104 treguesve nga 119 sa ka gjithsej Sistemi për Menaxhimin e Performancës Komunale.

Nga këto 19 fusha të cilat prezentohen në këtë raport ku kanë raportuar 37 komuna të Kosovës është edhe ajo për kultur, rini e sport.

Fusha 5 – Kulturë, Rini dhe Sport – Në kuadër të kësaj fushe maten aktivitetet komunale kulturore, rinore dhe sportive, si një nga kompetencat vetanake të komunave.

Fusha mbulon edhe shërbimet e ofruara nga komunat që kanë të bëjnë me kulturën, rininë dhe sportin, përfshirë hapësirat sportive.

Fusha matë performancën duke e krahasuar me numrin e banorëve për arsye që të jetë më e balancuar ndaj komunave me shumë banorë dhe atyre me më pak banorë.

Kjo fushë ka një performancë të përgjithshme prej 74.81%.

Duke u bazuar në raportin që posedon SuharekaOnline figuron se për performancë për kultur, rini e sport, Komuna e Suharekës me 96.88% është renditur e 9-ta nga 37 komuna.

Ndërsa, para Komunës së Suharekës, përformancën më të lartë në indikatorët e kësaj fushe e ka arritur komuna e Gjakovës, Kamenicës, Klinës, Lipjanit, Rahovecit, Ranillugës, Shtimes, dhe Vitisë, komuna këto që përqindjen e performancës e kishin maksimale me 100%.