Përfundojnë minifushat sportive në Studençan, Savrovë dhe Bllacë

13.10.2026

Kanë përfunduar me sukses projektet për ndërtimin e minifushave sportive në fshatrat Studençan, Savrovë dhe Bllacë të Komunës së Suharekës.

Lajmin e ka bërë të ditur Drejtoria për Kulturë, Rini, Sport dhe Mërgatë, e cila ka njoftuar se këto investime synojnë krijimin e kushteve më të mira për zhvillimin e aktiviteteve sportive dhe rekreative për fëmijët, të rinjtë dhe komunitetin në përgjithësi.

Nga kjo drejtori është bërë thirrje që qytetarët dhe shfrytëzuesit e këtyre hapësirave të kujdesen për ruajtjen dhe mirëmbajtjen e tyre, në mënyrë që investimet publike të jenë funksionale dhe t’i shërbejnë komunitetit për shumë vite.