Komuna e Suharekës fton artistët nga mërgata të aplikojnë për programin artistik të Diafest 2026
30.06.2026
Drejtoria për Kulturë, Rini, Sport dhe Mërgatë në Komunën e Suharekës ka bërë thirrje për të gjithë artistët me prejardhje nga Suhareka, të cilët jetojnë dhe veprojnë në mërgatë, që të aplikojnë për t’u bërë pjesë e programit artistik të Diafest 2026.
Sipas njoftimit, ftesa u drejtohet artistëve që kanë krijimtari muzikore dhe dëshirojnë të performojnë në kuadër të festivalit.
Komuna ka bërë të ditur se kjo është një mundësi për promovimin e artistëve nga diaspora dhe për forcimin e lidhjeve të tyre me vendlindjen përmes aktiviteteve kulturore në Diafest 2026.

