“Vikingët” në raundin tjetër, Norvegjia mposht Bregun e Fildishtë në dramën e Botërorit

30.06.2026

Norvegjia ka shkruar historinë në Kupën e Botës, duke siguruar për herë të parë një fitore në fazën nokaut të këtij kompeticioni. “Vikingët” mposhtën 2-1 Bregun e Fildishtë dhe u kualifikuan në mesin e 16 ekipeve më të mira të turneut.

“Vikingët” në raundin tjetër, Norvegjia mposht Bregun e Fildishtë në dramën e Botërorit Foto: Ilustrim

Norvegjia kaloi në epërsi në minutën e 40-të me një gol spektakolar të Antonio Nusas, i cili realizoi pas një aksioni individual. Bregu i Fildishtë reagoi në pjesën e dytë dhe arriti të barazojë me Amad Diallon, i cili shënoi një gol të bukur pas një depërtimi të jashtëzakonshëm.

Kur ndeshja po shkonte drejt vazhdimeve, në skenë doli ylli i Norvegjisë, Erling Haaland. Sulmuesi i njohur shfrytëzoi një asistim nga Patrick Berg dhe realizoi golin vendimtar, duke i dhënë ekipit të tij fitoren 2-1.

Bregu i Fildishtë pati mundësi të shumta, veçanërisht nga goditjet nga këndi, por nuk arriti të përmbysë rezultatin. Norvegjia tani do të përballet me Brazilin në fazën tjetër të Botërorit, në një duel që pritet me shumë interes.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More