Performanca e komunave, Suhareka me 73.31% renditet e dyta në Kosovë për hapësirat publike

03.01.2023

Raporti i performancës komunale për vitin 2021 të cilin e ka siguruar SuharekaOnline prezanton rezultatet e punës së komunave në 19 fushave të kompetencave që janë nën përgjegjësi të tyre, përmes 104 treguesve nga 119 sa ka gjithsej Sistemi për Menaxhimin e Performancës Komunale. Nga këto 19 fusha të cilat prezentohen në këtë raport ku […]

Performanca e komunave, Suhareka me 73.31% renditet e dyta në Kosovë për hapësirat publike Foto: Ilustrim

Raporti i performancës komunale për vitin 2021 të cilin e ka siguruar SuharekaOnline prezanton rezultatet e punës së komunave në 19 fushave të kompetencave që janë nën përgjegjësi të tyre, përmes 104 treguesve nga 119 sa ka gjithsej Sistemi për Menaxhimin e Performancës Komunale.

Nga këto 19 fusha të cilat prezentohen në këtë raport ku kanë raportuar 37 komuna të Kosovës është edhe ajo e hapësirave publike.

Fusha 8 – Hapësirat Publike – Kjo fushë matë hapësirat publike të cilat janë me interes për qytetarët, menaxhohen nga komunat dhe të cilat ndikojnë në cilësinë dhe standardin e jetesës së qytetarëve. Performanca e përgjithshme sipas të dhënave të ofruara nga komunat është 50.35%.

Në bazë të Ligjit për vetëqeverisje lokale, komunat ndër të tjera janë kompetente për ofrimin dhe mirëmbajtjen e parqeve dhe hapësirave publike.

Përpos nivelit të hapësirave të gjelbra për kokë banori, kjo fushë matë edhe sipërfaqen e hapësirave publike të cilat mirëmbahen rregullisht nga komunat, si dhe numrin e hapësirave publike të përcjella me ndriçim publik. Për nivelin e përmbushjes së treguesve referojuni figurës së mësipërme.

Sipas të dhënave rreth 46.02% të hapësirave publike mirëmbahen rregullisht, ndërsa 62.50% të hapësirave publike janë të përcjella me ndriçim publik.

Duke u bazuar në raportin që posedon SuharekaOnline figuron se për performancë në hapësirat publike Komuna e Suharekës renditet e dyta nga 37 komuna me 73.31%, pas Komunës së Deçanit e cila për këtë fushë është renditur e para me 85.82%.

Ndërsa pas Suharekës, me 70.92% është renditur Komuna e Hanit të Elezit, me 69.71% është renditur Komuna e Gllogocit, me 68.74% Komuna e Obiliqit, e kështu me radhë siç janë paraqitur në figurën e më poshtme.