Për herë të parë kalohet kuota gjinore, 12 gra fitojnë ulëse në kuvendin komunal në Suharekë

28.10.2021

Ditëve në vijim pritet edhe shpallja e rezultateve përfundimtare të kandidatëve për kuvende komunale. Megjithatë SuharekaOnline ka siguruar listën e asambleistëve të ardhshëm në kuvendin komunal në Suharekë. Për herë të parë kuvendi komunal në Suharekë do të ketë 12 gra që përbëjnë 38.71% të 31 asambleistëve që ka ky institucion. Me këtë rezultat zgjedhor […]

Për herë të parë kalohet kuota gjinore, 12 gra fitojnë ulëse në kuvendin komunal në Suharekë Foto: Ilustrim

Ditëve në vijim pritet edhe shpallja e rezultateve përfundimtare të kandidatëve për kuvende komunale. Megjithatë SuharekaOnline ka siguruar listën e asambleistëve të ardhshëm në kuvendin komunal në Suharekë.

Për herë të parë kuvendi komunal në Suharekë do të ketë 12 gra që përbëjnë 38.71% të 31 asambleistëve që ka ky institucion.

Me këtë rezultat zgjedhor këto gra kanë arritur të kijojnë një situatë ku drejtimi i partive politike në Suharekë më nuk do të jetë një terren i mbizotëruar thuajse tërësisht nga burrat.

Sipas renditjes alfabetike këto janë 12 gratë që kanë fituar ulëse në kuvendin komunal në Suharekë:

  1. Afërdita Mamaj
  2. Besa Kuqi
  3. Bulëza Kuçi
  4. Doruntina Zenelaj
  5. Elmaze Bytyçi
  6. Festë Kabashi
  7. Fidajie Kukaj
  8. Jehona Rrafshi
  9. Laureta Tafaj
  10. Mevlude Kabashi
  11. Sanie Kuqi-Rexhepaj
  12. Sheqerie Zyrapi