Për 10 muaj në Komunën Suharekës u regjistruan 749 lindje, prej tyre 21 u realizuan në QKMF-Suharekë
Agjencia e Statistikave të Kosovës vazhdimisht ka publikuar të dhëna zyrtare për numrin e lindjeve në të gjitha Komunat e Kosovës. Sipas dispozitave ligjore mbi udhëheqjen e regjistrave themeltarë ndër tjerash për lindjet rastet regjistrohen në mënyrë të obligueshme në regjistrat e lartë-cekur, në vendin ku ka ndodhur ngjarja, pa marrë parasysh se personat me […]
Agjencia e Statistikave të Kosovës vazhdimisht ka publikuar të dhëna zyrtare për numrin e lindjeve në të gjitha Komunat e Kosovës.
Sipas dispozitave ligjore mbi udhëheqjen e regjistrave themeltarë ndër tjerash për lindjet rastet regjistrohen në mënyrë të obligueshme në regjistrat e lartë-cekur, në vendin ku ka ndodhur ngjarja, pa marrë parasysh se personat me të cilët lidhet ngjarja, vendbanimin e përhershëm e kanë në atë vend, ose në ndonjë vend tjetër.
ASK-ja poashtu ka publikuar edhe numrin e lindjeve të cilat janë regjistruar në Komunën e Suharekës dhe numrin e lindjeve që janë realizuar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Suharekë.
Përgjatë 10 muajve të vitit 2022 (janar-tetor) në Komunën e Suharekës janë regjistruar gjithsej 749 lindje prej të cilave 21 janë kryer në QKMF-Suharekë “Rexhep Kuqi”, shkruan SuhsrekaOnline.
Numri më i madh i lindjeve në Komunën e Suharekës është regjistruar në muajin qershor të këtij viti, ku ishin lindur 97 foshnje të gjalla, prej të cilave 56 ishin meshkuj dhe 41 femra.
Ndërsa, numër më të vogël Komuna e Suharekës kishte regjistruar në muajin mars, ku ishin regjistruar 63 foshnje, prej të cilave ishin 34 meshkuj dhe 29 femra.
Muaji | Komuna | Vendi ku ka ndodhur lindja- “QKMF-Suharekë” | Vendi i përhershëm i nënës në komunë |
Janar, 2022 | Suharekë | 6 | 73 |
Shkurt, 2022 | Suharekë | 3 | 77 |
Mars, 2022 | Suharekë | 2 | 63 |
Prill, 2022 | Suharekë | 3 | 71 |
Maj, 2022 | Suharekë | 1 | 83 |
Qershor, 2022 | Suharekë | 4 | 97 |
Korrik, 2022 | Suharekë | 0 | 77 |
Gusht, 2022 | Suharekë | 0 | 70 |
Shtator, 2022 | Suharekë | 1 | 71 |
Tetor, 2022 | Suharekë | 1 | 67 |
TOTALI: | 21 | 749 |