Pasuria e deputetit Salih Zyba – shtëpi prej 30 mijë euro, veturë prej 3 mijë e 250 euro…

28.06.2021

Agjencia Kundër Korrupsionit nga sot ka filluar publikimin e regjistrave të deklarimit të pasurisë për zyrtarët e lartë publik për vitin 2021. Sipas deklarimit, deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje njëherish edhe kryetari i këtij subjekti politik dega Suharekë, Salih Zyba thotë se ka shtëpi prej 108 metër katrorë me vlerë prej […]

Pasuria e deputetit Salih Zyba – shtëpi prej 30 mijë euro, veturë prej 3 mijë e 250 euro… Foto: Ilustrim

Agjencia Kundër Korrupsionit nga sot ka filluar publikimin e regjistrave të deklarimit të pasurisë për zyrtarët e lartë publik për vitin 2021.

Sipas deklarimit, deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje njëherish edhe kryetari i këtij subjekti politik dega Suharekë, Salih Zyba thotë se ka shtëpi prej 108 metër katrorë me vlerë prej 30 mijë euro, pronësia e përbashkët.

Ndërsa, në formularë të AKK-së, ai thotë se posedon një veturë në vlerë prej 3 mijë e 250 euro në emër të bashkëshortes.

Poashtu deputeti Zyba thotë se ka 239 mijë euro pasuri të paluajtshme, që janë edhe të trashëguara e në pronësi të përbashkët.

Për sa i përket kursimeve, kryetari i LVV-së dega Suharekë, Salih Zyba thotë se ka 347.54 euro në emër të tij.

Të hyrat e tij vjetore (paga) janë nga Kuvendi i Kosovës në shumën prej 21,320.61 euro.

Salih-Zyba