Kandidatët zyrtar për kryetar të Suharekës

10.07.2021

Kanë mbetur edhe katër muaj që nga data kur do të mbahen zgjedhjet lokale në Kosovë, 17 tetor. Subjektet politike janë duke e vazhduar konfirmimin e kandidaturave për kryetarë të komunave. LDK, PDK e AAK tashmë kanë përcaktuar numrin më të madh të kandidatëve për kryetarë të komunave derisa nga Lëvizja Vetëvendosje nuk ka ndonjë […]

Kandidatët zyrtar për kryetar të Suharekës Foto: Ilustrim

Kanë mbetur edhe katër muaj që nga data kur do të mbahen zgjedhjet lokale në Kosovë, 17 tetor.

Subjektet politike janë duke e vazhduar konfirmimin e kandidaturave për kryetarë të komunave.

LDK, PDK e AAK tashmë kanë përcaktuar numrin më të madh të kandidatëve për kryetarë të komunave derisa nga Lëvizja Vetëvendosje nuk ka ndonjë zyrtarizim.

Pavarësisht kësaj, nga të gjitha partitë ekzistojnë kandidatë që kanë shpallur ambiciet për të garuar për kryetarë të komunave të caktuara ende pa marrë miratimin e partisë.

Subjektet politike edhe në Komunën e Suharekës kanë zyrtarizuar kandidatët për kryetar të kësaj komune.

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) – Ky subjekt politik për zgjedhjet lokale për kryetar të Suharekës, ka zyrtarizuar kryetarin e degës së LDK-së në këtë komunë, Ardian Shala.

Ndërsa konfirmimin e kandidatëve për kryetar të Komunës së Suharekës e kanë vazhduar edhe subjektet politike të tjera.

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) – Ky subjekt politik për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 17 tetor, për kryetar të Suharekës ka zyrtarizuar kandidatin, Murtez Zekolli, i cili është edhe nënkryetar i degës.

Poashtu zyrtarizimin e kandidatit për kryetar të kësaj komune e ka bërë edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) – Ky subjekt politik për zgjedhjet lokale për kryetar të Suharekës, ka zyrtarizuar kryetarin e degës së AAK-së njëherish edhe kryetar aktual i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj.

Lëvizja Vetëvendosje deri më tani nuk ka zyrtarizuar asnjë kandidaturë për kryetarë të komunave.

Mirëpo është përfolur një emër i mundshëm për kryetar të Suharekës.

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) – Nga ky subjekt politik ende nuk është zyrtarizuar asnjë kandidat për kryetar të Komunës së Suharekës, por si kandidat i mundshëm shihet të jetë, kryetari i degës së LVV-së në këtë qytet, Salih Zyba.

AKR deri më tani ka zyrtarizuar kandidaturën për kryetar të Suharekës.

NISMA nga ana tjetër ende nuk ka zyrtarizuar ndonjë person si kandidat për kryetar të Suharekës.