Salih Zyba viziton tregun javor në Suharekë, i’u premton kushte sa më të mira dhe subvencione

21.09.2021

Kandidati për kryetar të Komunës së Suharekës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Salih Zyba së bashku me tre kandidatët për asamble, Laureta Tafaj, Arbërie Bytyqi dhe Agron Maliqaj, sot vizituan tregun javor në Suharekë. Zyba ka thënë se për vite me radhë, ky treg është jashtëzakonisht i frekuentar e i shfrytëzuar nga shumë bujq të […]

Salih Zyba viziton tregun javor në Suharekë, i’u premton kushte sa më të mira dhe subvencione Foto: Ilustrim

Kandidati për kryetar të Komunës së Suharekës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Salih Zyba së bashku me tre kandidatët për asamble, Laureta Tafaj, Arbërie Bytyqi dhe Agron Maliqaj, sot vizituan tregun javor në Suharekë.

Zyba ka thënë se për vite me radhë, ky treg është jashtëzakonisht i frekuentar e i shfrytëzuar nga shumë bujq të Komunës së Suharekës.

Po ashtu, kandidati për kryetar të Suharekës, Salih Zyba u takua me shumë qytetarët dhe bujq të cilët prodhimet e tyre përgjatë këtij viti, po ua ofrojnë qytetarëve.

Me qerverisjen e tyre lokale, Zyba i’u premtoi kushte edhe sa më të mira, si dhe subvencione për ata që nuk arrijnë t’i plotësojnë kriteret e Ministrisë së Bujqësisë.