Partitë politike garojnë të vetme në zgjedhje lokale, vetëm një koalicion i deklaruar

02.07.2021

Partitë politike shqiptare parlamentare do të garojnë të vetme në zgjedhjet lokale që mbahen më 17 tetor 2021. Kjo ndodh pasi LVV, PDK, LDK dhe AAK, nuk kanë shprehur vullnet për të garuar si pjesë e ndonjë koalicioni. Gjatë afatit 15 ditor të vendosur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), 16 – 30 qershor, vetëm […]

Partitë politike garojnë të vetme në zgjedhje lokale, vetëm një koalicion i deklaruar

Partitë politike shqiptare parlamentare do të garojnë të vetme në zgjedhjet lokale që mbahen më 17 tetor 2021. Kjo ndodh pasi LVV, PDK, LDK dhe AAK, nuk kanë shprehur vullnet për të garuar si pjesë e ndonjë koalicioni.

Gjatë afatit 15 ditor të vendosur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), 16 – 30 qershor, vetëm dy parti politike nga radhët e komunitetit boshnjak kanë shprehur dëshirën për të garuar si koalicion, ndërsa partitë nga radhët e komuniteteve tjera do të garojnë të vetme në zgjedhje.

Kjo u konfirmua nga zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

“Partitë politike të regjistruara në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kanë pasur mundësinë që të deklarohen nëse në zgjedhjet lokale të 17 tetorit do të marrin pjesë në zgjedhje përmes koalicionit, pra jo si të vetme.

LEXO EDHE:  Me propozim të Lumir Abdixhikut, Selman Kolgeci kandidat i LDK-së për deputet në zgjedhjet e 9 shkurtit

Është detyrim ligjor që partia politike të njoftojë se do të kërkojë certifikim përmes koalicionit.

Gjatë afatit për deklarim të koalicioneve, KQZ-ja ka pranuar vetëm një deklaratë për koalicion zgjedhor të nënshkruar mes dy partive politike nga radhët e komunitetit boshnjak, Demokratska Stranka Bosnjaka dhe Demokratska Stranka Vatan, me emrin Koalicija VAKAT”, tha Elezi për KP.

Etiketat