LVV-Suharekë: Nga të gjeturat e auditorit për Komunën e Therandës për vitin 2020, ka edhe vepër penale

LVV-Suharekë: Nga të gjeturat e auditorit për Komunën e Therandës për vitin 2020, ka edhe vepër penale
Çlirim Gashi

18.07.2021 / Suhareka

Lëvizja Vetëvendosje dega Suharekë ka reaguar për të gjeturat e auditorit për Komunën e Suharekës për vitin 2020.

Nga këto të gjetura për të cilat ka raportuar edhe SuharekaOnline, LVV-Suharekë ka thënë se në këto të gjetura ka edhe vepër penale.

“Dyshimet tona për manipulime që i kemi ngritur në dhjetor të vitit 2020, në lidhje me një biznes i cili vetëm 6 muaj pas themelimit kishte fituar 3 tender, dalin në pah edhe nga raporti i auditimit”, thuhet në reagimin e LVV-së.

“Nga ky raport mësojmë që për njërin tender të fituar nga ky biznes “Ndërtimi i urave në Leshan, Reshtan, Studençan, Terrnje” organi mbikëqyrës edhe i ka mbyllur sytë, duke pranuar dhe duke paguar punë të cilat nuk janë realizuar fare”, thuhet më tutje në reagimin e Lëvizjes Vetëvendosje dega Suharekë.

Andaj, sipas kësaj partie politike ky përfitim pa realizim të punëve është vepër penale, për të cilën duhet të veprojnë organet e drejtësisë ndaj personave kompetent.

Reagimi i plotë:

Nga të gjeturat e auditorit për Komunën e Therandës për vitin 2020, ka edhe vepër penale

Dyshimet tona për manipulime që i kemi ngritur në dhjetor të vitit 2020, në lidhje me një biznes i cili vetëm 6 muaj pas themelimit kishte fituar 3 tender, dalin në pah edhe nga raporti i auditimit.

Nga ky raport mësojmë që për njërin tender të fituar nga ky biznes “Ndërtimi i urave në Leshan, Reshtan, Studençan, Terrnje” organi mbikëqyrës edhe i ka mbyllur sytë, duke pranuar dhe duke paguar punë të cilat nuk janë realizuar fare.

Andaj, ky përfitim pa realizim të punëve është vepër penale, për të cilën duhet të veprojnë organet e drejtësisë ndaj personave kompetent.

LAMI Palace – Bëhuni pjesë e ambientit mbretëror duke shijuar çdo detaj!

LAMI Palace një vend i veçantë i ndërtuar dhe dizajnuar me një shije të rrallë dhe unike ofron momente të...

Lexo më shumë

Të fundit