Pas shumë konkurseve shkolla e Bllacës bëhet me drejtoreshë

16.03.2023

Drejtoria Komunale e Arsimit në Suharekë në muajin janar të vitit 2023 kishte njoftuar se ka shpallur konkurs për drejtor në SHFMU “Ramë Bllaca” në Bllacë. Sipas njoftimeve të DKA-Suharekë, ky konkurs është rihapur gjithsej tri herë, pasi që kandidatet nuk i kanë plotësuar kriteret. Komisioni përzgjedhës për zhvillimin e procedruave për themelimin e marrëdhënies […]

Pas shumë konkurseve shkolla e Bllacës bëhet me drejtoreshë Foto: Ilustrim

Drejtoria Komunale e Arsimit në Suharekë në muajin janar të vitit 2023 kishte njoftuar se ka shpallur konkurs për drejtor në SHFMU “Ramë Bllaca” në Bllacë.

Sipas njoftimeve të DKA-Suharekë, ky konkurs është rihapur gjithsej tri herë, pasi që kandidatet nuk i kanë plotësuar kriteret.

Komisioni përzgjedhës për zhvillimin e procedruave për themelimin e marrëdhënies së punës për drejtor shkolle, i emeruar sipas Vendimit të Kuvendit të Komunës 01nr-016-12157 të datës: 28.02.2022 në bazë të kushteve dhe kritereve të përcaktuara sipas konkursit të shpallur 05 nr.111-3721 dt. 13.01.2023 pas përfundimit të intervistimit me gojë publikon këtë njoftim për pranimin në punë në pozitën drejtor/eshë shkolle në SHFMU “Ramë Bllaca” në Bllacë, raporton SuharekaOnline.

Sipas njoftimit bëhet e ditur se kandidatja e cila ishte e vetmja e cila poashtu ishte e përfshirë në listën e ngushtë, Menqurije Qollaku pranohet në punë në pozitën e drejtoreshës.