Orari i punës, furnizimi me barna, higjiena – Drejtoresha e Shëndetësisë viziton QMF-të dhe AMF-të në Suharekë

24.03.2023

Drejtoresha e Shëndetësisë në Suharekë, Besa Kuqi ka njoftuar se sot gjatë ditës së premte kanë vizituar disa nga Qendrat e Mjekësisë Familjare dhe Ambulantat e Mjekësisë Familjare në Komunën e Suharekës. Kuqi ka njoftuar se gjatë vizitës në këto qendra kanë inspektuar mbarëvajtjen e orarit të punës, vijueshmërin e rregullt të stafit, problemet me […]

Orari i punës, furnizimi me barna, higjiena – Drejtoresha e Shëndetësisë viziton QMF-të dhe AMF-të në Suharekë Foto: Ilustrim

Drejtoresha e Shëndetësisë në Suharekë, Besa Kuqi ka njoftuar se sot gjatë ditës së premte kanë vizituar disa nga Qendrat e Mjekësisë Familjare dhe Ambulantat e Mjekësisë Familjare në Komunën e Suharekës.

Kuqi ka njoftuar se gjatë vizitës në këto qendra kanë inspektuar mbarëvajtjen e orarit të punës, vijueshmërin e rregullt të stafit, problemet me të cilat ballafaqohen çdo ditë stafi shëndetsor, higjienën, furnizimet me barna dhe material shpenzues, rapoton SuharekaOnline.

“Në kuader të detyrave dhe përgjegjēsive tē Drejtorisë së Shëndetēsisë sot inspektuam disa QMF dhe AMF pēr mbarvajtjen e punës.

Gjatë vizitës në këto qendra inspektuam për mbarvajtjen e orarit të punës, vijueshmërin e rregullt të stafit, problemet me të cilat ballafaqohet çdo ditë stafi shëndetsor, higjiena, furnizimet me barna dhe material shpenzues etj. #bashkeperpunetemira” ka shkruar Kuqi në facebook.