1.
QMF-të dhe AMF-të në Suharekë nga sot punojnë vetëm në ndërrimin e parë
01.09.2026
QKMF “Rexhep Kuçi” në Suharekë ka njoftuar qytetarët se, nga sot, 1 shtator 2026, të gjitha Qendrat e Mjekësisë Familjare (QMF) dhe Ambulantat e Mjekësisë Familjare (AMF) do të funksionojnë vetëm në ndërrimin e parë.
Sipas njoftimit, orari i punës do të jetë nga 08:00 deri në 16:00.
QKMF-ja ka falënderuar qytetarët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin.
