Studençani bëhet me qendër të re të Mjekësisë Familjare

25.08.2025

Banorët e fshatit Studençan dhe të fshatrave përreth do të kenë qasje në shërbime shëndetësore më të mira.

Sot është bërë përurimi i Qendrës së re të Mjekësisë Familjare në Studençan, një investim që synon të përmirësojë cilësinë e kujdesit shëndetësor për të gjithë banorët e zonës.

Kjo qendër moderne është ndërtuar për t’u ofruar qytetarëve jo vetëm kushte më të mira, por edhe një gamë më të gjerë shërbimesh. Ajo do të përfshijë shërbime të mjekësisë së përgjithshme, stomatologji, observim, vaksinim, dhe laborator. Gjithashtu, janë siguruar hapësira shtesë si arkiva dhe kuzhina për stafin, duke ofruar një ambient pune më të mirë dhe funksional.

Përurimi i kësaj qendre shënon një hap të rëndësishëm në përmirësimin e infrastrukturës shëndetësore në zonat rurale. Kjo qendër e re do të shërbejë si një pikë kyçe për shëndetin e komunitetit, duke i ofruar shërbime cilësore më afër shtëpisë.