Olimpiada e Matematikës, nxënësit që do ta përfaqësojnë Suharekën në nivel republikan

24.02.2022

Në garën e Olimpiadës së matematikës në nivel komunal janë përfshirë nxënësit e klasave të IX-ta,X-ta,XI-ta dhe të XII-ta, ku në garat në nivel të Kosovës do të marrin pjesë të gjitha vendet e para dhe të dyta të klasave që u përmendën më lart. Nxënësit e përzgjedhur nga shkollat e mesme të ulëta dhe […]

Olimpiada e Matematikës, nxënësit që do ta përfaqësojnë Suharekën në nivel republikan Foto: Ilustrim

Në garën e Olimpiadës së matematikës në nivel komunal janë përfshirë nxënësit e klasave të IX-ta,X-ta,XI-ta dhe të XII-ta, ku në garat në nivel të Kosovës do të marrin pjesë të gjitha vendet e para dhe të dyta të klasave që u përmendën më lart.

Nxënësit e përzgjedhur nga shkollat e mesme të ulëta dhe ato të mesme të larta (vendi i parëdhe i dytë) do të marrin pjesë në garën në nivel republike.

Nga kjo garë në nivel Kosove janë caktuar përfaqësuesit më të mirë që do të marrin pjesë në Olimpiadën Matematike Ndërkombëtare (IMO).

Drejtoria e Arsimit uron të gjithë nxënësit dhe u dëshiron suksese në këtë garë.

Rrezon Sylaj