Motrat dhe vëllau nga Semetishti kualifikohen në garën ndërkombëtare të matematikës në Azerbajxhan

01.03.2026

Tre nxënësit nga fshati Semetisht, motrat dhe vëllai Habibe Bytyqi, Ledion Bytyqi dhe Lediona Bytyqi, kanë arritur një sukses të jashtëzakonshëm duke zënë vendin e parë në Kosovë në garën prestigjioze TIMO – Thai International Mathematical Olympiad.

Motrat dhe vëllau nga Semetishti kualifikohen në garën ndërkombëtare të matematikës në Azerbajxhan Foto: Ilustrim

Falë këtij rezultati të shkëlqyer, ata janë kualifikuar për të përfaqësuar Kosovën në fazën ndërkombëtare të kësaj olimpiade, e cila do të mbahet në Baku, Azerbajxhani.

Ky sukses është fryt i punës së palodhur, përkushtimit të vazhdueshëm dhe dashurisë së tyre për dijen dhe matematikën.

Arritja e tyre përbën një krenari të veçantë jo vetëm për familjen Bytyqi, por edhe për fshatin Semetisht dhe për gjithë Kosovën.

Përfaqësimi në arenën ndërkombëtare pritet të jetë një tjetër sfidë e rëndësishme për ta, ndërsa komuniteti dhe opinioni publik u urojnë suksese të mëtejshme dhe fitore edhe në garën ndërkombëtare.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More