Nga Gjermania në Ukrainë, dy qytetarë nga Mushtishti i bashkohen luftës
Në një intervistë për Kanal 10, dy kosovarët kanë pohuar se do t’i bashkohen Ukrainës, për ta luftuar agresorin rus. Ata janë parë në pikën kufitare të Medykas, ku kanë thënë se do të shkojnë krah ushtrisë së Ukrainës. Në pamje shihen se ata futen në këmbë në kufirin e Ukrainës. Dy shqiptarët e parë […]
Në një intervistë për Kanal 10, dy kosovarët kanë pohuar se do t’i bashkohen Ukrainës, për ta luftuar agresorin rus.
Ata janë parë në pikën kufitare të Medykas, ku kanë thënë se do të shkojnë krah ushtrisë së Ukrainës.
Në pamje shihen se ata futen në këmbë në kufirin e Ukrainës.
Dy shqiptarët e parë nga Kosova i janë bashkuar luftës së Ukrainës kundër agresorit rus. Të dy ata vijnë nga komuna e Therandës dhe thonë se arsyet e shkuarjes atje janë humane. Ata shtojnë se kanë pak përvojë ushtarake.
Kanal 10 që po transmeton pamje direkte nga kufiri i Ukrainës me Poloninë ka arritur të marrë në intervistë Behlulin dhe Shalën.
“Arsyet janë thjesht shumë humane. Na kanë prekur këto pamje dhe një armik i përbashkët”, thotë Maliq Behluli.
Ndërkohë Shala shpreson që Ukraina të ndryshojë mendje për Kosovën pas këtyre zhvillimeve.
“Të gjitha shtetet e BE-së e përkrahin Ukraniën në këtë luftë. Dihen qëndrimet e Rusisë. Ndoshta Ukraina do të ndërrojë mendje e të na përkrahë”, tha Ismet Shala.
Ata tregojnë se përvojat e tyre në luftë janë të pakta, por që e kanë përjetuar luftën në Kosovë.
“Kam disa përvoja. Kam qëndruar në Kosovë gjatë luftës. Përvojën e shërbimit ushtarak në ish-Jugosllavi. Na kujtojnë çfarë kemi hequr në Kosovë”, thotë Behluli.
“Nuk kam përvojë. Por kam përjetuar luftën në Kosovë. Pamjet flasin vetë. Fëmijë, gra. Burra nuk shihen. Do të solidarizohemi me civilët e Ukrainës. Për paqe çdokush ka të drejtën të luftojë”, shtoi Shala.