Nga 38 komuna, Suhareka renditet e 23-ta për nga numri i familjeve që marrin asistencë sociale

19.07.2021

Numri i familjeve me gjendje të rëndë ekonomike që marrin asistencë sociale nga buxheti i Kosovës në Komunën e Suharekës është rritur duke krahasuar me muajt e kaluar të vitit 2020. Sipas statistikave të ASK-së ku janë përfshirë gjithsej 38 komuna për nga numri i familjeve të cilat marrin asistencë sociale Komuna e Suharekës rënditet […]

Nga 38 komuna, Suhareka renditet e 23-ta për nga numri i familjeve që marrin asistencë sociale Foto: Ilustrim

Numri i familjeve me gjendje të rëndë ekonomike që marrin asistencë sociale nga buxheti i Kosovës në Komunën e Suharekës është rritur duke krahasuar me muajt e kaluar të vitit 2020.

Sipas statistikave të ASK-së ku janë përfshirë gjithsej 38 komuna për nga numri i familjeve të cilat marrin asistencë sociale Komuna e Suharekës rënditet komuna e 23, me 493 familje (me 2.239 anëtarë) vetëm në muajin shtator të vitit të kaluar, shkruan SuharekaOnline.

Në prill numri i familjeve me gjendje të rëndë ekonomike që përfitonin nga skema sociale ka pësuar rënie të lehtë ku ishin 488 (me 2210 anëtarë), maj 485 familje (me 2209 anëtarë) në qershor 479 familje (me 2190 anëtarë)  në korrik nga skema sociale kanë përfituar 479 familje (me 2179 anëtarë), në gusht 484 familje (me 2199 anëtarë) dhe në shtator 493 familje (me 2239 anëtarë) duke shënuar kështu prapë rritje.

Ndërsa, në bazë të statistikave të ASK-së Komuna e Mitrovicës rënditet e para për nga numri i familjeve me asistencë sociale, 2.263 familje vetëm në muajin shtator, kurse Komuna e Mamushës renditet si komuna e fundit me 19 familje që kanë marrë asistencë sociale gjatë po të njejtit muaj.