Nesër fillon gjykimi ndaj Dragisha Milenkoviq, suharekasi dëshmon për vuajtjet dhe torturat

09.01.2024

Në qershor të vitit të kaluar forcat speciale të Policisë së Kosovës kishin arrestuar serbin Dragisha Milenkoviq (51). Asokohe për shkak të arrestimit të Milenkoviqit, me ditë të tëra kishte pasur protesta në Graçanicë para stacionit policor. I njëjti pritet që nesër të përballet para Gjykatës Themelore në Prishtinë, me dëshmitarët të cilët janë ftuar […]

Nesër fillon gjykimi ndaj Dragisha Milenkoviq, suharekasi dëshmon për vuajtjet dhe torturat Foto: Ilustrim

Në qershor të vitit të kaluar forcat speciale të Policisë së Kosovës kishin arrestuar serbin Dragisha Milenkoviq (51).

Asokohe për shkak të arrestimit të Milenkoviqit, me ditë të tëra kishte pasur protesta në Graçanicë para stacionit policor.

I njëjti pritet që nesër të përballet para Gjykatës Themelore në Prishtinë, me dëshmitarët të cilët janë ftuar të dëshmojnë për vuajtjet dhe torturat që i kishin përjetuar asokohe.

Njëri nga dëshmitarët që do të dëshmojë është edhe qytetari nga Suhareka, Arsim Zyba, i cili do të japë dëshminë e tij gjatë kohës kur ishte i burgosur në burgun e Prizrenit, Prishtinës, Dubravës dhe Nishit.

Zyra e Prokurorit Special të Kosovës ngriti aktakuzë kundër Dragisha Milenkoviq me pretendimin e “krimit të luftës kundër popullatës civile”.

Dragisha Milenkoviq është në paraburgim në Podujevë.