Gjykata në Prishtinë del me reagim pasi i la të lirë tre të dyshuarit që u kapën me 1 milion euro cash

27.02.2026

Gjykata Themelore në Prishtinë sot ka vendosur të refuzojë kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit prej një muaji ndaj tre të dyshuarve që u kapen me 1 milion euro cash, shkruan Insajderi.

Sipas gjykatës, pas shqyrtimit të provave dhe kërkesës së prokurorisë, është vlerësuar se nuk janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e paraburgimit, përfshirë rrezikun e ikjes, ndikimin në dëshmitarë apo pengimin e procedurës penale.

Gjykata ka theksuar se vendimi është marrë në përputhje me dispozitat ligjore dhe parimin e prezumimit të pafajësisë.Rasti ka nxitur reagime të shumta në opinionin publik, ndërsa hetimet lidhur me prejardhjen e shumës së parave pritet të vazhdojnë.