Në mesin e tre emrave për Avokat të Popullit, edhe Naim Qelaj nga Suhareka

21.09.2020

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore për Persona të Pagjetur dhe Peticione me pesë vota për raportin e panelit përzgjedhës për shqyrtimin e aplikacioneve, intervistim dhe listën e ngushtë të kandidatëve për Avokat të Popullit. Emrat e tre kandidatëve që u dërguan për votim në seancë janë Edona Hajullahu, Naim Qelaj, Xhavit Shala. […]

Në mesin e tre emrave për Avokat të Popullit, edhe Naim Qelaj nga Suhareka Foto: Ilustrim

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore për Persona të Pagjetur dhe Peticione me pesë vota për raportin e panelit përzgjedhës për shqyrtimin e aplikacioneve, intervistim dhe listën e ngushtë të kandidatëve për Avokat të Popullit.

Emrat e tre kandidatëve që u dërguan për votim në seancë janë Edona Hajullahu, Naim Qelaj, Xhavit Shala.

Naim Qelaj nga Greikoci i Suharekës në Qeverinë Haradinaj ishte emëruar zëvendësministër i Ministrisë së Drejtësisë. Qelaj gjithashtu ka qenë avokat në Prizren.

Më 2018 Koordinatori Nacional për mbrojte nga dhuna në familje, zëvendësministri Naim Qelaj, kishte anuluar pjesëmarrjen në Forumin rajonal “Promovimi dhe Implementimi i Konventës së Stambollit në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi” në Shkup, pasi organizatorët mbishkrimet e përfaqësuesve të Kosovës i kishin vënë me fusnotë.

Avokati i Popullit është njëri ndër institucionet garant të demokracisë, shtetit ligjor dhe i të drejtave të njeriut. Andaj, rekomandimet nga ky institucion synojnë të sjellin përmirësime në standardet dhe në cilësinë e shërbimeve të autoriteteve publike ndaj qytetarëve.