Në ditën e fëmijëve në Suharekë hapet qendra rekreative për personat me Sindrom Down e Autizëm

01.06.2023

Sot më 1 Qershor, në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve është përuruar Qendra Rekreative “Duje” në Suharekë, e cila është ndërtuar për t’iu shërbyer personave me Sindromen Down dhe Autizëm. Ky projekt është financuar nga Fondacioni “Valon Vataj”. Aty u tha se ndërtimi i kësaj qendre, ka për synim krijimin e kushteve sa më të mira […]

Në ditën e fëmijëve në Suharekë hapet qendra rekreative për personat me Sindrom Down e Autizëm Foto: Ilustrim

Sot më 1 Qershor, në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve është përuruar Qendra Rekreative “Duje” në Suharekë, e cila është ndërtuar për t’iu shërbyer personave me Sindromen Down dhe Autizëm.

Ky projekt është financuar nga Fondacioni “Valon Vataj”.

Aty u tha se ndërtimi i kësaj qendre, ka për synim krijimin e kushteve sa më të mira për fëmijët me nevoja të veçanta dhe mundësive për integrimin e tyre në shoqëri.

Valon Vataj, drejtor i Fondacionit “Valon Vataj”, tha se ndihet i plotësuar shpirtërisht me ndërtimin e këtij objekti.