1 Qershori – Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve

01.06.2021

1 Qershori – Dita Ndërkombëtare të Fëmijëve, vë në pah gëzimin dhe harenë e të gjithë fëmijëve. Origjina e kësaj feste daton që nga viti 1925, kur përfaqësues nga vende të ndryshme të botës u takuan në Gjenevë të Zvicrës, për të mbajtur konferencën e parë botërore për mirëqenien e fëmijëve. “Dita Ndërkombëtare për Mbrojtjen […]

1 Qershori – Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve Foto: Ilustrim

1 Qershori – Dita Ndërkombëtare të Fëmijëve, vë në pah gëzimin dhe harenë e të gjithë fëmijëve.

Origjina e kësaj feste daton që nga viti 1925, kur përfaqësues nga vende të ndryshme të botës u takuan në Gjenevë të Zvicrës, për të mbajtur konferencën e parë botërore për mirëqenien e fëmijëve.

“Dita Ndërkombëtare për Mbrojtjen e Fëmijëve” u krijua më 1 qershor 1950, pas Kongresit të Federatës Ndërkombëtare Demokratike të Grave, në Moskë që u zhvillua më 1949.

Shënimi i kësaj date bëhet edhe në Kosovë, ku fëmijët e të gjitha moshave kërkojnë, që sot të ndihen të lumtur dhe të festojnë me prindërit dhe bashkëmoshatarët e tyre.

Kjo ditë nuk është vetëm ditë Festive, por njëherësh 1 qershori shërben për të sensibilizuar dhe për t’i thënë jo dhunës dhe abuzimit ndaj fëmijëve, sidomos angazhimin e tyre në punë kur janë ende të mitur.

Është dita kur vetë fëmijët ngrenë zërin për të drejtat e tyre, por në ndryshim nga të rriturit, protesta e tyre bëhet me lojëra festive.