Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku, propozon dhurimin e rrogës së 13-të për fëmijët me autizëm

01.04.2026

Ermal Sadiku, deputet i ri nga LDK, ka bërë një apel publik për të dhuruar pjesën e 13-të të rrogës së deputetëve për fëmijët me autizëm.

Ai thekson se, ndonëse Kuvendi nuk ka qenë aktiv këtë periudhë, deputetët kanë përfituar rrogën shtesë, ndërsa sektori privat nuk e ka marrë të njëjtën përfitim.

Sadiku nënvizon se do të kontribuojë vetë me shumën e tij dhe inkurajon kolegët që të japin nga 500-1000€, duke arritur një kontribut total mbi 50,000€. Deputeti thekson se “politika fillon me njerëzinë”.