Nderohen dhe përkujtohen dëshmorët në Suharekë, bëhen homazhe tek Parku i Dëshmorëve

05.05.2023

Sot gjatë ditës së premte në Suharekë janë nderuar dëshmorët e rënë për lirinë e vendit. Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, përfaqësues të partive të tjera politike dhe përfaqësues të OVL-së së UÇK-së kanë bërë homazhe sot tek Parku i Dëshmorëve në Suharekë, raporton SuharekaOnline. Në këtë ditë u përkujtuan të gjithë ata […]

Nderohen dhe përkujtohen dëshmorët në Suharekë, bëhen homazhe tek Parku i Dëshmorëve Foto: Ilustrim

Sot gjatë ditës së premte në Suharekë janë nderuar dëshmorët e rënë për lirinë e vendit.

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, përfaqësues të partive të tjera politike dhe përfaqësues të OVL-së së UÇK-së kanë bërë homazhe sot tek Parku i Dëshmorëve në Suharekë, raporton SuharekaOnline.

Në këtë ditë u përkujtuan të gjithë ata që dhanë jetën për liri.

“Kryetari i Komunës së Suharekës z. Bali Muharremaj, përfaqsuesit e OVL-së të UÇK-së, përfaqësues të subjekteve politike dhe qytetarë tjerë kanë bër homazhe sot në Parkun e dëshmorëve në Suharekë. Në Ditën e Dëshmorëve sot janë përkujtuar ata që dhanë gjithçka për lirinë tonë.” thuhet në njoftimin e komunës.

Poashtu, edhe Kryetari i Partisë Demokratike dega në Suharekë, Dardan Berisha ka bërë homazhe tek Parku i Dëshmorëve ku është shprehur se liria është e shtrenjtë, sepse paguhet me jetë, me jetën e më të dashurve, sakrificë që nuk ka çmim, pos çmimit të Lirisë, rënia për Liri është pavdekësi, është përjetësi.

“Në nderim të veprës dhe sakrificës sublime të Dëshmorëve, kujtojmë 5 Majin, ditën e Dëshmorëve.

Liria është e shtrenjtë, sepse paguhet me jetë, me jetën e më të dashurve, sakrificë që nuk ka çmim, pos çmimit të Lirisë, rënia për Liri është pavdekësi, është përjetësi.

Lavdi e përjetshme të gjithë dëshmorëve të rënë për Liri!” ka shkruar Berisha.