100 mijë euro që Suhareka ta përfundon Parkun e Dëshmorëve

15.09.2020

Ministri i Zhvillimit Ekonomik dhe Ambientit, Blerim Kuçi, sot ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi me kryetarin e Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj. Sipas memorandumit të bashkëpunimit palët dakordohen për bashkëfinancim në “Parkun e Dëshmorëve” në Suharekë. “Kontributi me jetë për të çliruar Kosovën, bën që edhe vendi ku prehen dëshmorët të jetë i rregulluar dinjitetshëm dhe […]

100 mijë euro që Suhareka ta përfundon Parkun e Dëshmorëve Foto: Ilustrim

Ministri i Zhvillimit Ekonomik dhe Ambientit, Blerim Kuçi, sot ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi me kryetarin e Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj.

Sipas memorandumit të bashkëpunimit palët dakordohen për bashkëfinancim në “Parkun e Dëshmorëve” në Suharekë.

“Kontributi me jetë për të çliruar Kosovën, bën që edhe vendi ku prehen dëshmorët të jetë i rregulluar dinjitetshëm dhe bukur.

Kështu do të jetë në Suharekë. Komuna tashmë ka kryer punë në atë park dhe ende do të investojë, teksa Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit do ta ndihmojë me 100 mijë euro” ka njoftuar ministri Kuçi.