Dita e Çlirimit të Suharekës, bëhen homazhe te varrezat e dëshmorëve

13.06.2022

Me fillim nga ora 10:00 gjatë ditës së sotme janë bërë homazhe te varrezat e dëshmorëve. Në këto homazhe kanë marrë pjesë shumë qytetarë, familjarë të dëshmorëve, përfaqësues të komunës e pjesëtarë të Organizatës së Veteranëve të UÇK-së, zyrtar policor dhe atyre të FSK-së. Kremtimi i kësaj dite vazhdon edhe me homazhe te permendoret e […]

Dita e Çlirimit të Suharekës, bëhen homazhe te varrezat e dëshmorëve Foto: Ilustrim

Me fillim nga ora 10:00 gjatë ditës së sotme janë bërë homazhe te varrezat e dëshmorëve.

Në këto homazhe kanë marrë pjesë shumë qytetarë, familjarë të dëshmorëve, përfaqësues të komunës e pjesëtarë të Organizatës së Veteranëve të UÇK-së, zyrtar policor dhe atyre të FSK-së.

Kremtimi i kësaj dite vazhdon edhe me homazhe te permendoret e heronjve Besim Ndreca, Fadil Vata, dëshmorit Kenan Halimi, përmendorja e Viktimave Civiale, shtatorja e varri i Ukë Bytyçit në Semetisht.

Po ashtu, homazhe do të bëhen edhe tek pllaka përkujtimore e gazetarëve gjermanë në Qafë të Duhlës dhe varrezat e dëshmorëve në Greiqec.

THERANDË, Urime Dita e Çlirimit. Lavdi dëshmorëve!“, ka shkruar kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj në rrjetin social “Facebook”.