Muharremaj viziton shkollën në fshatin Gelancë: Gjithçka po shkon sipas planit dhe rregullave të MSH-së

Kryetari i Komunës sot ditën e ka filluar jashtë zyrës së tij, në terren, duke vizituar njërën nga shkollat e Komunës së Suharekës.

Kryetari Muharremaj, sot ka vizituar SHFMU “Drita” në Gelancë, njofton SuharekaOnline.

Ai ka njoftuar se në këtë shkollë procesi mësimor po vazhdon sipas programit dhe rregullave që i kanë caktuar Ministria e Arsimit dhe Institucionet Shëndetësore.

Ndër tjera ai thekson se Komuna e Suharekës do ta ketë kujdesin e duhur, që procesi edukativo-arsimor të zhvillohet me standartet e kërkuara.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.