Vrasje në tentativë në Gelancë, plagoset me armë zjarri një 35 vjeçar – Arrestohet i dyshuari

15.05.2023

Mbrëmë ka pasur një rast të tentim vrasjes edhe në fshatin Gelancë të Suharekës. Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e gjuajtjes me armë zjarri, teksa i dyshuari është arrestuar. Burimet nga Emergjenca në Spitalin e Prizrenit kanë bërë me dije se personi që u pranua në këtë qendër, me lëndime në këmbë, […]

Vrasje në tentativë në Gelancë, plagoset me armë zjarri një 35 vjeçar – Arrestohet i dyshuari Foto: Ilustrim

Mbrëmë ka pasur një rast të tentim vrasjes edhe në fshatin Gelancë të Suharekës.

Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e gjuajtjes me armë zjarri, teksa i dyshuari është arrestuar.

Burimet nga Emergjenca në Spitalin e Prizrenit kanë bërë me dije se personi që u pranua në këtë qendër, me lëndime në këmbë, është një 35-vjeçar, i cili po merr trajtim mjekësor dhe fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetë.

Mësohet se i riu është qëlluar me armë nga një 55-vjeçar, i cili dyshohet se pas një mosmarrëveshje momentale që ka pasur me viktimën, e ka nxjerrë armën dhe ka gjuajtur në drejtim të tij, duke e lënë të plagosur.

Posa rasti është denoncuar, njësitet policore kanë intervenuar në vendin e ngjarjes, ku është gjetur arma që dyshohet se është përdorur nga i dyshuari, me ç’rast është konfiskuar bashkë me municionin.

Pasi janë kryer ekzaminimet e nevojshme në lokacionin ku ndodhi incidenti, Gjykata ka lëshuar urdhër për bastisje në shtëpinë të dyshuarit, ku po ashtu janë gjetur dëshmi që do të shfrytëzohen si prova materiale gjatë procesit të hetimit.

Sipas informacioneve të para, viktima dhe i dyshuari janë nga familja Vrella, por akoma nuk dihet cila është lidhja e tyre familjare dhe motivi që i ka futur në sherr.

55-vjeçari i dyshuar për këtë rast, përveç veprës penale “Vrasje në tentativë”, dyshohet edhe për armëmbajtje pa laje, pasi kundërligjshëm ka mbajtur armë, të cilën e ka përdorur në këtë rast.

Me të përfunduar procedurat policore, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari është dërguar në mbajtje dhe brenda afatit ligjor do të ndërmerren edhe veprimet e tjera të nevojshme.

Rasti në fjalë është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.

Suharekë 14.05.2023-19:33. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti për motive të panjohura ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës mashkull kosovar. Viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë , 6 copë fishekë dhe një gëzhojë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.” thuhet në raportin e policisë.