Gelancë: Banorët kërkojnë sanimin e rrugës kryesore nga institucionet
14.04.2026
Banorët e fshatit Gelancë kanë shprehur shqetësimin për gjendjen e rënduar të rrugës kryesore, e cila sipas tyre është dëmtuar ndjeshëm dhe po vështirëson qarkullimin e përditshëm.
Ata thonë se rruga paraqet rrezik për automjetet dhe këmbësorët, sidomos gjatë reshjeve kur bëhet edhe më e pakalueshme.
Qytetarët kërkojnë nga institucionet përgjegjëse që të ndërhyjnë sa më shpejt për sanimin e dëmtimeve dhe për rikthimin e kushteve normale të qarkullimit në këtë zonë.
Sipas tyre, mungesa e mirëmbajtjes po ndikon drejtpërdrejt në jetën e përditshme dhe sigurinë e banorëve.














